Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Kandidatja e PD për deputete interviston Edi Ramën, Ori Nebijaj pyet kryeministrin për deklaratën për punëtorët nga Bangladeshi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mëngjesin e sotëm një intervistë online nga Përmeti, ku ndodhet në kuadër të fushatës elektorale, për moderatorët Ori Nebijaj dhe Isli Islami.

Në “Wake Up” Rama u pyet dhe nga Ori e cila është kandiate e PD për deputete, për zgjedhjet e 25 prillit. Një prej pyetjeve që moderatorja i bëri Ramës ishte ajo për punëtorët nga Bangladeshi.

Ori Nebijaj: Para pak ditësh në një biznes fason përmendët punëtorët nga Bangladeshi. Ju rikthyet dhe njëherë sloganin e para shtatë vitesh “Punë ka po s’ka profesionistë” dhe teorisë se shqiptarët janë dembelë që kërkojnë punë intelektuale. Shtatë vite a nuk ju duket kohë e mjaftueshme për të arsimuar shtatë breza ku secili brez përafërsisht I ka 30 mijë të rinj për të ndryshuar këtë qasje, këtë hendekun e madh midis arsimit të të rinjve dhe tregut të punës.

Rama: Si kam përmendur kurrë dhe nuk e kam thënë që shqiptarët janë dembelë. Punëtorët nga Bagladeshi i përmendi pronari i fasoneris se tha se kam mungesë puntorësh dhe do i merrte me një rrogë prej 400 mijë lekësh. Them që shqiptarët janë punëtorët me të mëdhenj edhe kur lajnë pjata jashtë. Ndërkohë që këtu janë të prirur të kërkojnë punë në shtet. Sot kemi thuajse rreth 300 mijë të punësuar. Këta janë shqiptarë që punojnë nuk janë nga Bangladeshi dhe as nga Pakistani. Nga ana tjetër, duhet të bëjmë përpjekje për të pasur vende pune të paguara më mire.

Gjithashtu, moderatorja e pyeti Ramën dhe për Lumin Vjosa dhe kërkesën e ambientalistëve që ai të shpallet Park Kombëtar.

Nebijaj: Meqënëse jemi në Përmet, ambientalistët ju kanë dërguar më 5 prill nëj letër të hapur ku këmbëngulin që Vjosa dhe të gjitha degët e saj të shpallen Park Kombëtar, ndryshe nga si është tani zonë e mbrojtur. Sipas ambientalistëve vetëm statusi i Parkut Kombëtar është regjimi më I përshtatshëm për mbrojtjen e Vjosës.

Së pari, për të siguruar ruajten afatgjate të integritetit natyror, biodiversitetit dhe proceseve natyrore të një ekosistemi kaq të gjerë të larmishëm dhe të gjallë. Së dyti, pasi përfaqëson opsionin më të mirë për të promovuar dhe mbështetur zhvillimin rajonal përmes një turizmi të qendrueshëm dhe agroturizmi ashtu si dhe ju jeni shprehur. Keni një përgjigije për ta sot.

Rama: Kemi qenë ne që e kemi promovuar të parët. Për Parkun Kombëtar të Vjosës kemi kohë që po punojmë me projekte konkrete. Zona e Mbrojtur ëhstë një kategorizim që e mbron Vjosën nga ndërghyrjet në shtëratin e saj. Nuk lejon në asnjë mënyrë ndërtimin e digave në shtratin e saj.

Më shumë




spot_img








spot_img