Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Kandidatja e PD flet për investimet në njësine 2, përgjigjet administratori Florian Pullazi: I krahason të gjithë me veten, do e marrësh përgjigjen dhe do flasim më 26 prill (E PLOTË)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidatja e PD, Jorida Tabau dy ditë më parë nga njësia 2 në Tiranë ka denoncuar faktin se pak ditë para zgjedhjeve në atë njësi kishte nisur asfaltimi i rrugës.

Tabaku u shpreh se në këtë mënyrë ata po përpiqëshin të blenin votën.

“Mbasi i lanë qytetarët në harresë e në mëshirë të fatit, sot kanë erdhur të hedhin asfalt elektoral. Kanë erdhur e kanë hedhur zhavor, qytetarët e dinë se pavarësisht se çfarë ndodh në këto 10 ditë janë ato që varfëruan shqiptarët dhe që i kanë lënë pa ujë dhe pa drita. Ta harrojnë se shqiptarët shiten për një asfalt. Këta nuk ofrojnë asgjë tjetër veç këtij modeli. Unë ju ftoj të votoni masivisht për PD, për një qeveri normale. Kjo rrugocë sot shkon në SPAK. Ta harrojnë se mund t’i blejnë votat në këtë mënyrë. Shqiptarët e kanë të qartë ndryshim,” tha Tabaku ndër të tjera.

Në videon ku ka bërë denoncimin Tabaku, është përgjigjur administratori i njësisë 2, Florian Pullazi.

Ai shkruan se është duke bërë punën e tij, teksa thekson se të gjithë do ta marrin përgjigjen pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“Jë bërë keq se çdo ditë bëhen punë, kurse ti kërkon të bllokosh çdo gjë, siç bërë me shkollën tënde “Sami Frashi” kalo njëherë ta shikosh se po bëhet më e bukur”, thueht ndër të tjera në komentin e tij.

“I krahason të gjithë me vete kur ishe zv Lulit në bashki një gozhdë nuk vure në Tiranë e ke shumë problem kur punohet. Do e marresh përgjigjen nga njësia 2 unë bëj punën e time që më kanë besuar banorët e njësisë 2. Je berë keq se cdo ditë bëhet punë, kurse ti kerkon që të bllokosh cdo gje sic bëre me shkollen Tende Sami Frasheri kalo njehere ta shikosh se po bëhet me e bukur. Do flasim me dt 26 te pershende,” shkruan ai duke iu përgjigjur kështu akuzave të Tabakut.

Screenshot 3 29
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img