Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Kandidatja e Alibeajt në Fier: S’ka presion apo bashkëpunim që më kthen pas!

Lajme të ngjashëm

Eriselda Zotaj Çelaj është kandidatja e Partisë Demokratike drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, për Bashkinë e Fierit në zgjedhjet e 14 majit.

Nisur nga largimet e shumta të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë nga grupimi i Alibeajt, ajo thotë se nuk do të tërhiqet pavarësisht presionit apo çdo lloj bashkëpunimi.

Përmes rrjeteve sociale, ajo i bën thirrje qytetarëve fierakë të lënë pas ndasitë dhe të votojnë, për ta bërë “bashkinë blu”.

Statusi i plotë:

Zyrtarisht, jam në garë për Kryetare në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023, si Kandidate e Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bashkinë Fier.

Theksoj se pjesmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe s`ka bashkëpunim apo presion që më kthen pas!

Do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë demokratëve në Bashkinë Fier.

Ndaj, ftoj:

Çdo bashkëqytetarë, që të më bashkohet në rrugëtimin tim, me ide dhe kontribut konkret që Bashkinë e Fierit ta kthejmë në shtëpinë e gjithësecilit, ku mund të trokitet pa droje çdo ditë dhe sa herë të jetë e nevojshme për të marrë shërbimet që i detyrohet ky Institucion.

Çdo simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike në territorin e Bashkisë, ku ndër vite kemi kaluar sfida të mëdha, kemi sakrifikuar shumë, veçanërisht vitet e fundit, kemi luftuar ndaj padrejtësive, pushtetit korruptiv dhe krimit, jemi përballur me kundështarin, që edhe kësaj here të jemi bashkë me qëllimin e vetëm:

Fitoren e Kryetarit të Bashkisë Fier me Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Demokratët e kanë vendin në Shtëpinë e tyrë, në Partinë Demokratike !

Ta lëmë pas të kaluarën dhe të gjithë bashkë ta bëjmë BLU Bashkinë

PËR FIERIN, PËR SHTËPINË TONË!


Më shumë