Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kandidati tjetër u tërhoq një ditë para primareve, Indrit Hoxha zyrtarisht në garë për Bashkinë e Vorës

Shkruar nga Newsbomb
Kandidati tjetër u tërhoq një ditë para primareve, Indrit

Indrit Hoxha është zyrtarisht kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, për Bashkinë Vorë. Kandidati tjetër, Agim Subashi u tërhoq nga gara ditën e shtunë, pra një ditë para se të zhvilloheshin votimet për primaret, më 4 dhjetor.

"Unë kandidoj për t’i dhënë bashkisë drejtimin e nevojshëm në funksion të shpërthimit të impulseve që ka zona e mrekullueshme e Vorës në të gjithë dimensionin, në të gjithë territorin e saj me diversitet, me rëndësi ekonomike dhe me potencial për të qenë një motor zhvillimi për të gjithë Vorën", thotë Hoxha.

Mesazhi i plotë i Indrit Hoxhës:

Sot me 82% e bekimit të anëtareve dhe simpatizantëve në Bashkinë Vorë unë afirmoj vullnetin tim për të punuar me përkushtim për një fushatë model, për një fushatë të fuqishme, për një fushatë në mbrojtje të votës së lirë krahas kësaj me një program real zhvillimi të kësaj zone të bllokuar në procesin jetik të zhvillimit nga mafia, ndërthurja e interesave dhe nga pushteti socialist totalitar që ka zaptuar dhe falimentuar gjithçka.

Së bashku do ta çlirojmë Vorën nga kjo kapje!

Së bashku do të bëjmë që Vora të shpërthejë potencialin e saj, do të bëjmë që ajo të  jetë nyja industriale e Shqipërisë në trekëndëshin më të zhvilluar të ultësirës perëndimore, Tiranë-Durrës-Lezhë.

Ky është një mesazh për të gjithë strukturat e Partisë Demokratike në bazë, për të gjithë faktorët influentë të kësaj zone, për të gjithë simpatizantët dhe votuesit tanë .

Unë kandidoj për t’i dhënë bashkisë drejtimin e nevojshëm në funksion të shpërthimit të impulseve që ka zona e mrekullueshme e Vorës në të gjithë dimensionin, në të gjithë territorin e saj me diversitet, me rëndësi ekonomike dhe me potencial për të qenë një motor zhvillimi për të gjithë Vorën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese