Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Kandidati për kryeprokuror Besnik Muçi pyetet për lidhjet me politikanët: Për fat të mirë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për kryeprokuror të përgjithshëm të përkohshëm Besnik Muçi është duke parashtruar para anëtarëve të komisionit të ligjeve platformën e tij për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

I pyetur nga një prej deputetëve për lidhje apo miqësi me politikanë të caktuar, Muçi e mohoi një gjë të tillë. Ai u shpreh se për fat të mirë jeta dhe shkolla nuk e ka lidhur me politikanë.

Besnik Muçi më tej u shpreh se ka pasur tentativa nga politikanë të caktuar për të ushtruar presion në punën e tij, por që ai nuk ka pranuar.

“Ka qenë fati që më ka bërë që mos të kem të bëjë me politikën, miqësi nuk kam pasur por njohje po. Për shembull ata që kanë qenë prokurorë dhe kanë hyrë në politikë i njoh. Por në asnjë rast nuk jam ndikuar nga politika. Jo se nuk ka pasur raste por nuk kam pranuar”,- u shpreh Besnik Muçi. 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img