Hapësire reklamuese


Rajoni

Kandidati i Vuçiç: Serbia në prag të luftës civile

Shkruar nga Newsbomb
Kandidati i Vuçiç: Serbia në prag të luftës civile

“Serbia është në prag lufte”, kjo është deklarata e fortë që kanditati i partisë së presidentit serb Alksandër Vuçiç bëri në lidhje me situatën në Serbi.

Deklarata tronditëse e Aleksandar Shapic vjen pas paralajmërimeve që opozita serbe bëri pas zgjedhjeve të së dielës. Opozita serbe pro-europiane ka deklaruar se do të bllokojë punën e institucioneve gjatë ditëvë në vijim në Serbi.

Aleksandar Shapic i është drejtuar opozitës duke thënë se ajo që po bëjnë është një provokim për luftë civile. Ai i ka kërkuar opozitës të mos bllokojnë institucionet e vendit, pasi sipas tij një gjë e tillë do të shkatërrojë vendin.

“Ajo çfarë po bëjnë ata është prelud i një lufte civile. Për këtë arsye, i kërkoj të mos e bëjnë, sepse neve lufta civile na shkatërroi. Nuk ka ende pajtim. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Është nxitje për konflikt civil dhe ne nuk duhet ta lejojmë”, u shpreh ai.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve të së dielës.  Anëtarët e koalicionit “Serbia kundër dhunës”, të cilët kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve në Beograd, kanë dalë në protestë prej dy ditësh.

Por Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i hodhi poshtë të gjitha kundërshtimet e opozitës për zgjedhjet parlamentare.

Presidenti Aleksandar Vuçiç shpalli fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën (17 dhjetor) dhe Partia e tij Progresive Serbe (SNS) fitoi lehtësisht.

Ndërkohë, politikani shqiptar Shaip Kamberi arriti që të sigurojë përsëri mandatin e deputetit në parlamentin serb. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin e tij social në Facebook, Kamberi falenderoi të gjithë shqiptarët e Luginës që i besuan votën për ta rizgjedhur deputet në parlamentin serb.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese