Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kandidati i tretë nga PD, mjeku Ilir Alimehmeti futet në primare për Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Kandidati i tretë nga PD, mjeku Ilir Alimehmeti futet në primare

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti do të marrë pjesë në primaret që do të zhvillojë Partia Demokratike për Bashkinë e Tiranës. Lajmin e konfirmon vetë selia blu, e cila në të njëjtën kohë lajmëron se sot do të bëhet dhe prezantimi i mjekut.

"Në orën 11.00 Dr. Ilir Alimehmeti prezanton kandidaturën për primare në Partinë Demokratike, për zgjedhjet lokale", thuhet në njoftim.

Ilir Alimehmeti është zyrtarisht kandidati i tretë që futet në garë për Bashkinë e Tiranës, pasi më herët kanë konfirmuar zyrtarisht kandidimin Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani. Mjeku që u bë i njohur dhe shumë i dashur nga shqiptarët gjatë dhe pas pandemisë së covid, vjen si një risi në këto primare.

Ai është një kandidat jo politik dhe rezultati që do të marrë në primaret që do të zhvillohen mes demokratëve, duhet të jetë më i lartë se Këlliçi e Bogdani, që të konfirmohet zyrtarisht si kandidaturë e PD dhe Partisë së Lirisë përballë Erion Veliajt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese