Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Kandidati i Tom DOSHIT humb mandatin e DEPUTETIT, nuk paraqiti formularin e dekriminalizimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i dytë në listën e Shkodrës për Partinë Social Demokrate, Gledis Çeliku humbet mandatin e deputetit për zëvendësimin në Parlament të Tom Doshit, pasi nuk ka paraqitur formularin e dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që të shpallë moszgjedhshmërinë e tij si deputet në Kuvendin e Shqipërisë si kandidati i radhës, pas dorëheqjes së kryetarit të PSD-së Tom Doshi.

Gledis Çeliku do të zëvendësonte Doshin në Parlament për periudhën e mbetur maj-shtator, deri në nisjen e legjislaturës së re 2021-2025.

Me gjasë ai do të jetë deputet për katër vitet e ardhshme duke nisur nga shtatori i këtij viti, ndonëse tashmë do të rezultojë se e ka refuzuar ta plotësojë një herë formularin e dekriminalizimit.

Për plotësimin e vendit vakant të lënë nga Doshi, do të vijohet me kandidatët e tjerë në listë.

Më shumë

spot_img
spot_img