Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
28 %
9.3kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

Kandidati i për kryetar të PD në Kukës tërhiqet nga gara dhe sulmon Grupin e Rithemelimit: Këta duan të operojnë me listat e Lulzim Bashës

Lajme të ngjashëm

Irel Elezi, kandidat për kryetar të Partisë Demokratike në degën Kukës, është tërhequr nga gara. Ai thotë se lista e anëtarësisë nuk përputhet me listën e qershorit të vitit të kaluar.

Elezi sulmon edhe Grupin e Rithemelimit, për të cilët thotë se duan t’i bëjnë zgjedhjet me listat e Lulzim Bashës, pasi nuk kanë hartuar listat e anëtarësisë pas Kuvendit të 11 dhjetorit.

Postimi i Irel Elezit:

Meqenese diten e djeshme pas marrjes se listave te votimit te antaresise, kam verifikuar se ato nuk perputhen me listat e qershorit 2021, mbi 200 emra.

Per rrjedhoje i kerkova grupit rithemelimit listat e hartuara nga grupi i themelimit gjate procesit riorganizimit pas kuvendit te dates 11 dhjetor.

Ata pohojne se nuk kane hrtuar lista gjate ketij procesi.

Per rrjedhoje keto jane duke operuar me listat e Lulezim Bashes dhe nuk deklarojnë origjinën e tyre.

I kerkova komisionit te nderprese procesin qe para fillimit dhe te verifikojme origjinen e ketyre listave.

Dorezova ankimimin pranë komisionit , ne rast te vazhdimit te njeanshem deklaroj:

Terheqjen nga gara per arsye te manipulimit te listave dhe të garës.

Më shumë