Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Kandidati i PD tregon sa lekë u gjetën brenda makinës në Maqellarë: I kanë të ndara me zona, kjo është e Milaimit, tjetri Donisi…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Luan Haka, kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, i cili denoncoi shit-blerjen e votës në Maqellarë, ka treguar se brenda makinës së bllokuar janë gjetur 5 milionë lekë dhe lista me emrat e të gjithë banorëve të fshatrave ku do të shpërndaheshin.

Ai tha se përfaqësuesit e PD kishin 3 ditë që i ndiqnin të gjitha makinat dhe e dinjë se kush i shpërndan lekët.

“Kishim tre ditë që ndiqnim të gjitha makinat. I dimë kush shpërndan lekë, të njëjtat persona që kanë fituar përherë zgjedhjet me mashtrime. Para këtij momenti që të bllokonim këtë makinë, ishim në fshatin Kllupcisht, atje po bëhej gati shpërndarja e lekëve. Në atë moment, morëm informacion për këtë makinë dhe erdhëm e bllokuam. U gjetën 5 milionë lekë në makinën e bllokuar dhe lista me të gjitha fshatrat që do shpërndanin, por nuk është vetëm ky, janë tre-katër tjetër, i kanë të ndara zonat. Kjo është e Milaimit, tjetri Dionisi, etj., se këta janë specialistë. Këta mendojnë se do të poshtërojnë popullin e Maqellarës.

Ne jemi 24 orë në vëzhgim, pa gjumë fare. Nuk është vetëm ky moment, mbrëmë patëm probleme në Luzni. Në 3 të natës kemi shkuar 40 veta në Luzni. I futën po të njëjtat persona nëpër shtëpi dhe u mbyllën brenda. Grupet tona janë të gatshme gjithandej, nuk i lëmë tolerim fare. Ne jemi jetë a vdekje këtu, nuk fitohet vota me lekë”, tha Haka.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img