Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Kandidati i PD në Shkodër pranon rezultatin dhe falenderon votuesit: Eksperiencën time politike do e vë në shërbimin tuaj në Kuvendin e Shqipërisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës, Zef Hila, ka falenderuar qytetarët shkodranë që e kanë votuar.

Ai ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, duke shkruar se do të përdorë eksperiencën e tij politike për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë.

“Të nderuar banorë te Bashkisë Vau Dejës dhe Qarkut Shkodër

Dua t’ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve, ju që ju kam takuar dhe kam komunikuar drejtëpërdrejtë, por edhe të gjithë ju që nuk kam mundur t’ju takoj, duke ju shprehur mirënjohjen time, për kohën, përkushtimin, mikëpritjen, bashkëbisedimin, besimin, dhe mbështetjen tuaj!

Ështe një detyrim për mua ndaj jush, banorëve të Qarkut Shkodër, e në mënyrë të veçantë ndaj atyre që më kanë mbështetur, e vlerësuar, që eksperiencën time politike prej kaq vitesh, ta vë në shërbim të kësaj detyre të re, si përfaqësues i juaji në Kuvendin e Shqipërisë.

Falenderoj Partinë Demokratike dega Vau Dejës Kryetarin z. Lulzim Basha, dhe të gjithe strukturat në bazë që propozuan kandidaturën time dhe më mbështetën fort.

Falenderoj gjithë bashkëpunetorët e mi të ngushtë, strukturat e Partisë Demokratike, Lidhjen Demokratike të Gruas, dhe Forumin Rinor të Partisë Demokratike Dega Vau Dejës, të gjithë miqtë e dashamirësit e mi, që më kanë qëndruar afër gjatë të gjithë fushatës, në takime e prezantime, e më kanë dhënë forcë e besim se do t’ia dalim.

Rezultati, edhe pse jo ai që prisnim, ka dhënë mesazhin, se ka njerëz të mirë që e duan ndryshimin, punën dhe vendin e tyre”, shkruan Zef Hila.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img