Hapësire reklamuese

Politikë

Kandidati i opozitës s'pranon humbjen në Vorë: Dyshimet e manipulimit janë të mëdha, do ankimojmë rezultatin

Shkruar nga Newsbomb

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha ka reguar për humbjen në Vorë, duke mos pranuar rezultatin.

Ai hedh dyshime për manipulim votash, duke thënë se në zgjedhjet lokale të 2023 ka një koicidencë të frikshme me rezultatin e 6 marsit të vitit 2022.

Madje me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se do të ankimojë rezultatin e zgjedhjeve në Vorë.

“Rezultati i Vorës në zgjedhjet lokale të 2023 ka një koicidencë të frikshme me rezultatin e 6 marsit të vitit 2022. Çdo kuti votimi ka të njëjtin numër votash, njësoj si në 6 mars. Kjo koicidencë nuk mund të jetë kurrsesi një rastësi.

Dyshimet e manipulimit janë të mëdha. Rilndja e cila përdor çdo mjet për të manipuluar njerëzit, sigurisht që mund të manipulojë dhe makineritë. Ne po përgatisim çdo të dhënë për të ankimuar rezultatin në Vorë. Jemi duke krijuar një skuadër me juristë dhe specialistë të informatikës për t’i shkuar deri në fund kësaj historie.

Gjej rastin të falënderoj edhe njëherë të gjithë bashkëpuntorët e mi, të gjithë mbështetësit tanë dhe komisionerët tanë për garën elektorale që zhvilluam, duke patur përballë në Vorë bandat dhe krimin e organizuar, paratë e korrupsionit dhe të gjithë makinerinë shtetërore” shkruan ai në postim në “Facebook”.

Kujtojmë që në Vorë fitoi PS me kandidatin Blerim Sherra me 73.52%  të votave, ndërsa Hoxha mori vetëm 26.48% të votave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese