Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kandidati i koalicionit në Lushnjë, PD akuza të forta ndaj “Shtëpisë së Lirisë”: Elton Bano ka punuar për të ardhur Rama në pushtet!

Shkruar nga Newsbomb
Kandidati i koalicionit në Lushnjë, PD akuza të forta ndaj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka sulmuar sërish koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se kandidati i koalicionit i cili ka dalë nga primaret e Komisionit të Rithemelimit, Elton Bano, në vitin 2007 ka punuar për kandidatin e LSI për Bashkinë Lushnjë Albert Sanxhaku kundër kandidatit të PD Florian Dani.

Sipas Bardhit në vitin 2013 Elton Bano ka punuar për LSI duke mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

Ai thekson se kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë Lushnjë në vitin 2017 ka punuar hapur për kandidaten e Partisë Socialiste Tatiana Pirro duke mbështetur qëndrimin në pushtet të Edi Ramës.

Bardhi shton se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit Bano po shërben si oksigjen për kandidaten e Edi Ramës në Lushnjë në dëm të demokratëve lushnjarë dhe Partisë Demokratike.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Koalicioni LSI - PDK në Lushnjë paska shpifur sot kundër PD.

Demokratët e Lushnjës e kanë të qartë se kush i ka shërbyer Edi Ramës në Lushnjë që nga 2007.

Faktet më poshtë po i listoj për çdo demokrat në Shqipëri, se demokratët e Lushnjës janë të qartë:

? Është fakt që kandidati i LSI+PDK Elton Ilir Bano në 2007 ka punuar për kandidatin e LSI për Bashkinë Lushnje Albert Sanxhaku kundër kandidatit të PD Florian Dani.

? Është fakt që kandidati LSI -PDK Elton Ilir Bano  në 2011 ka këmbëngulur dhe mbështetur që Bashkia Lushnjë t’i lihet zonë e lirë LSI.

? Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2013 ka punuar për LSI duke mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës.

? Është fakt se kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2015 ka mbështetur kandidatin e PS-LSI Fatos Tushe kundër kandidatit të PD Darien Xhindoli.

? Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në vitin 2017 ka punuar hapur për kandidaten e Partisë Socialiste Tatiana Pirro duke mbështetur qëndrimin në pushtet të Edi Ramës.

? Është fakt që në 2022 kandidati i LSI-PDK Elton Ilir Bano po shërben si oksigjen për kandidaten e Edi Ramës në Lushnjë në dëm të demokratëve lushnjarë dhe Partisë Demokratike.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll