Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
36 °
Pre
33 °
Sht
30 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

Kandidati i Berishës i përgjigjet PD, Elton Bano: Kam pasur leje në Angli deri në vitin 2010, NUK jam dënuar kurrë! (Deklarata për fëmijën e sëmurë)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Elton Bano, kandidat i Sali Berishës për Bashkinë e Lushnjes i përgjigjet Partisë Demokratike, e cila sot depozitoi kërkesë për verifikimin e tij. Sipas selisë blu, KQZ duhet të verifikojë Elton Banon në kuadër të dekriminalizimit sepse sipas tyre, rezulton i dënuar në Angli për vjedhje.

“Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000” – thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së.

albsig

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” thotë se nuk ka qenë kurrë i dënuar në Angli dhe në asnjë shtet tjetër. Bano tregon se deri në vitin 2010 ka shkuar/ardhur lirisht nga vendi ishullor sepse ka pasur leje qëndrimi të ligjshme. Ai zbulon dhe se e ka fëmijën të sëmurë dhe përgjigjen sot ia dedikon atij.

“Përgjigjen sot po e jap për personin më të rëndesishëm në jetën time, që sot e kam larg vetes në vendin ku po kurohet që ju po prap nuk hezituat ta përdornit për shpifjet tuaja. Zemra e babit, sa gjysmën e guximit dhe forcës tënde të kishin këta mjeranë Lushnja dhe Shqipëria nuk do ishin në këto kushte”, shkruan Elton Bano ndër të tjera.

Deklarata e Elton Banos – Lushnje, 22 Shkurt 2022.

Unë, Elton Bano kandidat I kualicionit ‘’Shtëpia e Lirisë’’ për bashkinë Lushnje dua fillimisht të falenderoj çdo bashkëqytetar lushnjar, çdo përkrahës, të rinj dhe të reja, burra dhe gra qe I jeni bashkuar fushatës time në mënyrën më profesionale të mundshme.

E ndjej që sot për herë të parë të reagoj për një shpifje dhe baltën që po mundohen të hedhin mbi mua për të disatën herë rradhazi. Lushnja dhe bashkëqytetarët e mi më njohin dhe e dinë se mua nuk më përndjekë asnjë e shkuar e errët, e dinë se misioni politikë që kam ndermarrë në të vertetë është një mision për qytetin ku jam lindur dhe rritur, shkolloj fëmijët dhe bashkëjetoj më prindërit e mi tashmë në pension.

Pergjigja ime nuk i drejtohet as Gazrave të cilët vijnë ende aromë kimikatesh nga ato që sulmuan demokratët në 8 Janar e as personit që më pantallona të shkurtra në 20 Shkurt rrëzoi bustin e Enver Hoxhes. Une i drejtohem të gjithë qytetarëve të ndershëm lushnjar, prindërve dhe femijëve te mi.

• Deklaroj se nuk kam qënë kurrë i dënuar për asnjë vepër penale në asnjë nga shtetet ku kam qëndruar ndryshe nga kandidatët e Bravës.

• Deklaroj se në Angli kam jetuar si cdo emigrant i ketij vëndi dhe kam poseduar leje qëndrimi që më lëjonte të shkoja e të vija deri në vitin 2010.

• Deklaroj se të gjitha portalet gjobvënëse në posedim të krimit, qeverisë apo Bravës do marrin pergjigjen e merituar në 6 Mars e do pergjigjen para ligjit.

Tentativa juaj e pashpresë për të përbaltur emrin tim do të shkërrmoqet ashtu si është shpërbërë kredibiliteti juaj tek qytetaret lushnjarë.

Ju bëj me dije dhe ju këshilloj që mijëra eurot të cilat i shpërdoroni duke krijuar filma mbi jetën time ti përdorni për kauza sociale e bamirësie.

Pavarsisht çdo tentative të bërë deri tani, pavarsisht dëshirës tuaj të dëshperuar për të penguar fushatën tonë model, të pastër, të ndershme duke trokitur derë më derë, dukë u ulur përkrahë qytetarëve të cilët nuk kanë nguruar të na shohin dritë shprese dhe ndryshimi, pavarsisht çdo gjëje të keqe që po planifikoni në dëshpërim e sipër nga humbja e thellë,une nuk mund të lejoj të luhet pisët me emrin tim nga disa të pafe që politikën nuk e shohin si dicka tjetër veçse zhvatje e popullit shqiptarë dhe perfitime personale.

Sulmi politik I sotëm për mua është një sulm personal që padyshim do ndiqet në rrugë ligjore për shpifje dhe prishje imazhi parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Përgjigjen sot po e jap për personin më të rëndesishëm në jetën time, që sot e kam larg vetes në vendin ku po kurohet që ju po prap nuk hezituat ta përdornit për shpifjet tuaja. Zemra e babit, sa gjysmën e guximit dhe forcës tënde të kishin këta mjeranë Lushnja dhe Shqipëria nuk do ishin në këto kushte.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img