Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
22 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Kandidati i Alibeajt për Vorën, Ibrahim Bruka nuk regjistrohet dot në KQZ: Pata një arsye familjare!

Lajme të ngjashëm

Ibrahim Bruka, kandidati i PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për Vorën, nuk ka mundur të regjistrohet dot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Shkak, sipas tij, është bërë një arsye familjare.

Mbrëmjen e djeshme ka qenë afati përfundimtar i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Olti Kurti, kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ata janë: Blerim Shera për PS dhe Indrit Hoxha për opozitën (kandidat i propozuar nga Rithemelimi i Berishës).

“Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, ka thënë Kurti për News 24. Ndërkohë, vetë Bruka ka sqaruar arsyet që nuk e kanë penguar të regjistrohet.

“Për shkak të një arsyeje familjare nuk kam mundur të regjistrohem dje, por do komunikoj me KQZ për tu regjistruar sot”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe: Tërhiqet nga gara kandidati i PD-së Alibeajt për Bashkinë e Korçës, së bashku me 40 kandidatë për këshilltarë

Më shumë