Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kandidatët për deputetë, KQZ u kthen për korigjim listat PS-së dhe PD-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e162cfded49bbb3e0423cb92805ac7b0

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pas shqyrtimit të projekt-vendimeve, kthen për korrigjim listat shumemërore të kandidatëve për deputetë të depozituar nga disa parti politike.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat institucioni që do të menaxhojë zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri thekson se listat janë kthyer në mënyrë që partitë të korrigjojnë dokumentacionin.

Në orën 17:30 KQZ do të zhvillojë mbledhjen për këtë çështje.

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Nisma Thurje për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Balli Kombëtar për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Bindja Demokratike për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Socialiste e Shqipërisë për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”;

“Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021”.

Një ditë më parë KQZ kërkoi korrigjim të dokumentacionit edhe për këto forca politike:

1 – Partia Lëvizja e Re;

2- Partia Aleanca Demokracia e Re;

3- Partia Lëvizja për Ndryshim;

4- Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.”

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img