
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se sa shanse ka që në 14 maj të zgjedhin Belind Këlliçin për të drejtuar qytetin.
Numri i qytetarëve që mendonin se në 14 maj do të votojnë padyshim Belind Këlliçin ka pasur rënie nga 12.9% që ishte në Shkurt në 11.9% në Mars.
Rënie ka pasur edhe numri i qytetarëve që janë shprehur se ndoshta do të votojnë Këlliçin nga 18% që ishin në Shkurt në 15.9% në Mars. Po ashtu edhe numri i kryeqytetasve që janë shprehur padyshim nuk do ta votoj Këlliçin ka pësuar rënie nga 25.9% në Shkurt në 22.1% në Mars.
Ndërsa rritje ka pasur numri i qytetarëve që janë shprehur ndoshta do të votoj Këlliçin në 14 Maj nga 14.5% që ishte në Shkurt në 20.7% në Mars. Po ashtu rritje ka pasur edhe numri i qytetarëve që nuk e njohin nga 21.8% në Shkurt në 24.4% në Mars.
[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="682655,682656"]
Gjithashtu, qytetarët e Tiranës janë pyetur se sa shanse ka që në 14 maj të zgjedhin sërish Erion Veliajn për të drejtuar qytetin. Numri i qytetarëve që janë përgjigjur padyshim do të votoj Veliajn ka pësuar një rënie nga 28.8% që ishin në shkurt në 26.4% në mars.
Po ashtu, një rënie ka pasur edhe numri i atyre që janë shprehur ndoshta nuk do të votojnë Veliajn nga 12.4% në shkurt në 12% në mars.
Ndërsa, rritje ka pasur numri i qytetarëve që janë shprehur ndoshta do ta votojnë Veliajn nga 25.3% që ishte në shkurt në 29.2% në mars.
Rritje ka pasur edhe numri i qytetarëve që janë shprehur se padyshim nuk do ta votoj nga 26.7% që ishte në shkurt në 27.7% në mars.
Kur shohim se bashku numrin e qytetarëve që janë shprehur padyshim do ta votoj dhe ndoshta do ta votoj Erion Veliajn në 14 Mars nga 54.1% që ishte në shkurt ka shkuar në 55.6% në mars.
[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="682657,682658"]