Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kandidate për SPAK, KPK jep vendimin për prokuroren e Tiranës

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Elida Kaçkini. Kjo e fundit është kandidate për SPAK.

Trupa e KPK-së që ka kryer rivlerësimin e Kaçkinit përbëhet Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja. Kaçkini e ka filluar karrierën e saj në vitin 2006 në Prokurorinë e Tiranës. Bashkëshorti i saj Bezart Kaçkini është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që përpara fillimit të detyrës në vitin 2006, subjekti kishte një pasuri prej 488,288 lekë. Në fund të vitit 2017, pasuria e saj e deklaruar familjare kap vlerën 3.9 milionë lekë, duke regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 290 mijë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga 2.5 milionë likuiditete në bankë, 388 mijë lekë cash, pasuri të luajtshme me vlerë 750 mijë lekë dhe huadhënie me vlerë 300 mijë lekë.

Të ardhura e subjektit gjatë periudhës së deklarimit kapin vlerën 17.2 milionë lekë, 98 % e të cilave vijnë nga paga për shkak të funksionit dhe paga e bashkëshortit.

Ndërkohë, në seancën e sotme Kaçkini ka arritur të kalojë me sukses procesin e vettingut pasi ka rezultuar e pastër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll