Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Kandidate për kryeprokurore, Arta Marku pyetet troç: Kush ka qenë zyrtari më i lartë që ke hetuar? Ja përgjigja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurorja e Shkodrës Arta Marku, ka prezantuar në seancën dëgjimore të Komisionit të Ligjeve platformën për t’u zgjedhur në krye të institucionit të Prokurorisë ku është përballur disa herë për pyetjen nëse ka ndonjë lidhje me aktorë të politikës.

Kjo ndoshta edhe për faktin që në media është shkruar këto ditë se Marku është mikeshë e disa zyrtarëve të maxhorancës.

Gjithashtu Marku është pyetur edhe për raste të veçanta hetimi.

Arta Marku: Për një gjë jam e bindur nuk pranoj asnjëlloj ndërhyrje n ga aksuhs, nuk jam intimiduar asnjëherë. Jam aty ku jam, me forcat e mia, s’ka qenë e lehtë, jam falë shpatullave të mia.

Çuçi: Ju keni qenë 7 vjet Pjesë e task-Forcës hetimore Antikorrupsion.Kush ka qenë zyrtari më i lartë në cilësinë e task-forcës antikorrupsion?

Marku: Duke pasur parasysh se Shkodra ëhstë një rreth perfiferik, niveli më i lartë është kryetari i bashkisë, kemi çuar për gjykim 4 anëtarë të këshillit bashkiak, çështja ka kaluar në gjykatë kështu që ata morën pafajësi, ne i kërkuam fajësi.

Pyetje: Pashë një artikull në google se facebook nuk kam, në gjykatën prokurorinë Arben Tom Doja, ka qenë në një procedim penal ku është mbajtur në mënyrë të padrejtë, për 2 muaj e 13 ditë, ka patur edhe një kallëzim penal në ngarkimin tuaj.

Çfarë qëndrimi keni mbajtur, a ka patur masë ndaj jush dhe si ka shkuar kjo histori?

Marku: Më ndjeni por më duhet të them që do ishte më mirë të bënit një kërkim më të thellë, por ju siguroj s’ka ndaj meje as procedim penal, as disiplinor,  ajo çështje ka marrfë zgjidhje ligjore, s’ka asnjë ankim ndaj këtij vendimi.

Më shumë




spot_img








spot_img