Hapësire reklamuese

Politikë

Kandidate e Trump për ambasadore në Shqipëri, Gazment Bardhi tregon pse loboi PD për Kavalec

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari i Përghithshëm i PD, Gazment Bardhi ka treguar kontratën e fundit të lobimit dhe aksionin për të Kathleen Ann Kavalec, që ishte e nominuara e Presidentit Donald Trump për ambasadore në Tiranë, mirëpo ajo nuk e mori miratimin e Senatit për këtë post në Shqipëri.

I ftuar në emisionin 'Opinion', sipas Bardhit lobimi i ri me senatorë amerikanë është bërë që ata të bindnin Kathleen Ann Kavalec që të shikonte problemet reale në vend si : çështjet e narkotrafikut, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.

 “I kemi kërkuar senatorëve që këto tre çështje të jenë prioritare të ambasadores së re që do vinte në Tiranë”, tha Bardhi.

Për këtë lobisti i kompanisë Christian Bourge, ka dërguar për llogari të Partisë Demokratike 6 e-mail, ka kryer 2 telefonata dhe 3 takime me anëtarët e Senatit dhe këshilltarët kryesorë të senatorëve nga Komiteti për Politikën e Jashtme, të cilët kishin mbi tavolina dokumentacionin e kandidaturës së ardhur nga Presidenti Trump për ambasadore në vendin tonë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu