Hapësire reklamuese

Politikë

Kandidat për kreun e PD, Kadilli videomesazh: Të kapërcejmë tronditjen dhe hutimin, të punojmë bashkë për PD e së ardhmes

Shkruar nga Newsbomb
Kandidat për kreun e PD, Kadilli videomesazh: Të kapërcejmë

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ditën e sotme ka ndarë  një video mesazh në rrjetine  tij social.

Në mesazhin e tij Kadilli shprehet se kohët e vështira sjellin mundësi të arta.

Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë dhe të kenë mundësinë të punojnë sëbashku për “PD e së ardhmes”.

“Demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kohët e vështira sjellin edhe mundësi të mëdha. Le t’i kapërcejmë tronditjen dhe hutimin. Të punojmë bashkë për tu ringritur.Me një projekt të ri, me një manifest politik të ri. Ringritja kalon nëpër rrugën e vështirë të një projekti të ri. Le të ndahemi nga rruga e vjetër.

Ti demokrat, bëje partinë tënde, merr përgjegjësi, bëje vet karrierën tënde, zgjidhi vet perfaqësuesit e tu. Për veten tënde për të ardhmen tënde.Në një PD që fton, në një PD që bashkon, Unë ju ftoj të punojmë bashkë për një parti të ndryshimit, një PD të së ardhmes, një Shqipëri të mijëvjecarit!Demokrat - Behu Zot i Fatit Tënd!” thotë Kadilli në mesazhin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll