Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
48 %
2.6kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Kancelarja Merkel mohon përplasjen me pasardhësen e saj Kramp-Karrenbauer

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka hedhur poshtë raportimet se ajo beson që pasardhësja e saj si lidere e partisë, Unioni Demo-Kristian (CDU), Annegret Kramp-Karrenbauer nuk është e denjë për këtë pozitë.

albsig

spring

Ky pretendim, që është cilësuar nga Merkel si i palogjikshëm, është bërë nga dy zyrtarë të paidentifikuar, në një artikull në Bloomberg gjatë ditës së martë. Kramp-Karrenbauer do të nisë së udhëhequri CDU-në, vitin e ardhshëm.

Ajo është kritikuar së fundmi për komentet që ka dhënë lidhur me rregullat e debatit dhe se si krijohet opinioni publik online.

Kjo deklaratë e saj ka ardhur pas një videoje të publikuar në YouTube, në të cilën Qeveria akuzohet për dështim të luftimit të ndryshimeve klimatike.

Si pasojë, shumë persona u kanë kërkuar votuesve gjermanë që të mos votojnë për partinë CDU dhe partnerët e koalicionit, Social-Demokratët.

Në një konferencë për media të hënën, Kramp-Karrenbauer, u ka thënë gazetarëve: ‘Çfarë do të ndodhte në këtë shtet, nëse, le të themi 70 gazeta do të vendosnin dy ditë para zgjedhjeve, të bënin një thirrje të përbashkët: Mos votoni për CDU-në dhe SPD-në?’.

Megjithatë, më vonë ajo ka thënë përmes një postimi në Twitter se ka qenë absurde kur është akuzuar se synon të rregullojë lirinë e shprehjes.

Pavarësisht rritjes së numrit të votuesve gjatë garës për Parlamentin Evropian të dielën, blloku konservator i Merkelit ka shënuar rezultatin më të keq që prej Luftës së Dytë Botërore.

Partia e saj, Unioni Demo-Kristian dhe partia simotër SPD, kanë arritur të jenë të parat, me 28.9 për qind të votave mirëpo mbështetja për to ka rënë për 7 për qind, në krahasim me zgjedhjet e fundit të mbajtura katër vjet më parë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img