Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Kancelarja gjermane humbet zgjedhjet, por përsëri ‘krenare’ nuk heq dorë nga politikat e saj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aleatët e kancelares gjermane Angela Merkel, i kanë kërkuar asaj të ndryshojë urgjentisht politikat e saj lidhur me emigrantët. Kjo pasi partia e saj CDU, u mund dje në zgjedhjet rajonale nga një parti anti-emigrantëve. Ajo u rendit e treta pas social-demokratëve (SPD) dhe AFD-së.

Partia e krahut të djathtë AFD, e formuar vetëm tre vjet më parë, u rendit e dyta në vendlindjen e kancelares në Mecklenburg-Vorpommern, duke fituar 21% të votave. Ndërsa partia e Merkelit fitoi vetëm 19% të votave.

Merkel, e cila ndodhet në Kinë për samitin e G-20, tha se ishte “shumë e pakënaqur” me rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë ajo nuk heq dorë nga politikat e saj, edhe pse e pranon se duhet të “fitojë sërish besimin e qytetarëve”.

“Natyrisht rezultati i zgjedhjeve ka të bëjë me çështjen e refugjatëve. Por megjithatë, unë besoj se vendimet e marra ishin të drejta dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë për to.” – thotë kancelarja gjermane.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Gjermani janë regjistruar 1,1 milionë refugjatë dhe emigrantë.

Shumë prej tyre erdhën pas vendimit të qeverisë për të zbutur kontrollin kufitar, pak më shumë se një vit më parë.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img