Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kancelarja e Austrisë e zhgënjyer me KE-në: Zhvillimet e djeshme për të ardhur keq

Shkruar nga Newsbomb
Kancelarja e Austrisë Brigitte Bierlein

Kancelarja e Austrisë Brigette Bierlein shpreh zhgënjimin që BE nuk arriti të binte në unanimitet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në ditën e dytë të Samitit të KE-së, shefja e ekzekutivit austriak u shpreh para mediave se kjo situatë e krijuar në shkon në favor të BE-së.

‘’Zhvillimet e djeshme janë për të ardhur keq. Nuk është shenjë e mirë për solidaritetin e BEs-së. Ka një ngërç në samitin e Këshillit për Europës për zgjerimin. Shpreha zhgënjimin tim për negociatat e këtyre dy vendeve’’, përfundon kancelarja e Austrisë.

Ditën e djeshme, ajo deklaroi se Austria do të jetë një mbështetëse e fortë e finalizimit me sukses të reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Para disa minutash, ‘Euractiv’ raporton se hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dështuan sërish teksa Franca, Holanda dhe Danimarka nuk kanë pranuar të bëjnë kthesë në qëndrime.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese