Kancelar i Austrisë, Sebastian Kurz ka uruar kryeministrin Edi Rama për mandatin e tretë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se Austria pret që të forcojë më tej marrëdhëniet bilaterale me të gjitha forcat politike në Shqipëri, për të fituar luftën me pandeminë si edhe për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë për në BE.
“Urime Edi Ramës mbi fitoren e zgjedhjeve parlamentare përsëri. Austria pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë COVID19 dhe për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit” shkruan ai në postimin e tij.