Kancelari Olaf Scholz siguroi edhe një herë se Gjermania mund të përballojë krizat dhe dimrin e ftohtë.
Ai duke folur në Bundestag në kuadrin e debatit për buxhetin tha se furnizimi me energji për dimërin është i siguruar. Kancelari prezantoi punën e qeverisë së tij pak më pak se një vit, duke iu referuar 100 projektligjeve, me të cilat qeveria e koalicionit.
Duke iu referuar luftës së vazhdueshme në Ukrainë, Olaf Scholz nënvizoi angazhimin e Gjermanisë për koordinim me partnerët e BE-së dhe NATO-s dhe përsëriti angazhimin për të vazhduar ofrimin e armëve për forcat ukrainase, për sa kohë që lufta barbare, e pakuptimtë, kriminale vazhdon.