Hapësire reklamuese

Bota

Kancelari gjerman: Do t'i japim autoblinda Greqisë, për të zëvendësuar ato që do dërgojë në Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
Kancelari gjerman: Do t'i japim autoblinda Greqisë, për të

Gjermania do t'i dorëzojë Greqisë automjete luftarake të këmbësorisë (IFV) në mënyrë që qeveria në Athinë të mund t'i kalojë Ukrainës armë të stilit sovjetik, tha të martën kancelari gjerman Olaf Scholz.

"Ne do t'i ofrojmë Greqisë mjete luftarake të këmbësorisë gjermane," u tha ai gazetarëve pas një samiti dy-ditor të BE-së në Bruksel, duke shtuar se kishte arritur një marrëveshje me kryeministrin grek.

Scholz nuk dha asnjë detaj se çfarë lloj automjetesh luftarake të këmbësorisë do t'i dorëzojë Berlini Greqisë – apo çfarë lloj armësh Athina do t'i kalojë Kievit.

“Ministrat e mbrojtjes do të përpunojnë detajet dhe do ta zbatojnë shpejt këtë marrëveshje,” tha ai. Gjermania është kritikuar për zvarritjen e saj në dërgesat e armëve të rënda në Kiev.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.