Hapësire reklamuese

Bota

Kancelari gjerman “bekon” integrimin në BE të Ballkanit: Tani është momenti!

Shkruar nga Newsbomb
Kancelari gjerman “bekon” integrimin në BE të Ballkanit:

Në një konferencë për shtyp me kryeministrin slloven Robert Golob, kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar se është pro përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimi Evropian.

Sipas tij, kjo mundësi për të arritur kushtet dhe për tu bërë pjesë e unionit, ju është dhënë këtyre vendeve që me anëtarësimin e Greqisë në vitin 1981.

“Më shumë se 20 vite më parë në Selanik, shteteve të Ballkanit Perëndimor iu ofrua anëtarësimi në BE, por nuk pati shumë përparim. Prandaj është e rëndësishme të kuptojmë që tani është krijuar një moment i ri dhe të arrijmë përparim në çështjet e shumta që dalin”, tha ai.

Ndërsa, shtoi se ky vendim nuk është një vendim gjeopolitik, por një proces që lidhet me një sërë reformash të ndjekura hap pas hapi nga vendet konkurrente aspiruese për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese