Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Kanadaja pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për personat nën 55-vjeç

Shkruar nga Newsbomb
Kanadaja pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për

Kanadaja ka pezulluar përdorimin vaksinës kundër Covid-19 të AstraZeneces për personat nën moshën 55-vjeç. Ky vendim është marrë pas shqetësimeve që vaksina mund të krijojë mpiksje gjaku.

Komiteti Kombëtar Këshillues për Imunizimin kishte rekomanduar ndërprerjen për arsye sigurie dhe provincat kanadeze, të cilat administrojnë shëndetin në vend.

“Ekziston një pasiguri thelbësore në lidhje me përfitimin nga vaksinat e AstraZeneca për të rriturit nën 55 vjeç duke pasur parasysh rreziqet e mundshme”- tha Dr. Shelley Deeks, nënkryetare e Komitetit Këshillues Kombëtar për Imunizimin.

Deeks ka thënë se shumica e pacientëve në Europë që kanë pësuar një mpiksje të gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca ishin gra nën moshën 55 vjeç, dhe shkalla e fatalitetit midis atyre që zhvillojnë mpiksje është deri në 40%.

Vaksina e AstraZeneca, e cila është autorizuar në më shumë se 70 vende, është një shtyllë e një projekti të mbështetur nga OKB, i njohur si COVAX që synon të shpërndajë vaksinat kundër COVID-19 në vendet e varfra.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll