Parcelat me kanabis tashmë nuk janë një realitet vetëm në zonat e thella e me terren të thepisur në Shqipëri. Së fundmi bima narkotike është zbuluar e mbjellë vetëm pak metra larg kryeqytetit.
Gjatë një operacioni të policisë për krehjen e zonës, janë zbuluar tre parcela me në total 2,754 rrënjë të bimës narkotike. Kanabisi është asgjësuar me djegie ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.