Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kanabis dhe kokainë, arrestohen tre persona në Tiranë, dy prej tyre vëllezër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bf6064e8e764a9e41f046de5c05a6646

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhte me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë të konsiderueshme parash dhe 2 aparate celular.

Gjithashtu janë arrestuar shtetasit D. M., 26 vjeç dhe D. M., 18 vjeç (vëllezër), pasi gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira nga shtetasi D. M., 26 vjeç, ku ishte punonjës vëllai i tij, shtetasi D. M., 18 vjeç,  janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike. 

Njoftimi i policisë:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e  narkotikëve.

Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë e konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vihen në pranga poseduesit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, duke arrestuar në flagrancë 3 shtetas, konkretisht:  

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • A. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë të konsiderueshme parash dhe 2 aparate celular.
  • D. M., 26 vjeç dhe D. M., 18 vjeç (vëllezër), pasi gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira nga shtetasi D. M., 26 vjeç, ku ishte punonjës vëllai i tij, shtetasi D. M., 18 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img