Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

‘Kamza e mbuluar nga glasat’, Veliaj sulmon opozitën disa orë para protestës: Lul Basha takoi në Gjermani një prift, tha se…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndodhet sot në njën takim me banorët e Zall-Herrit. 

albsig

spring

 

Gjatë fjalës së tij, teksa kërkoi mbështetjen për zgjedhjet që priten të mbahen në 30 qershor, Veliaj nuk la pa ‘thumbur’ edhe opozitën. Fillimisht duke u përqendruar në Kamëz tek kryebashkiaku demokrat, Xhelal Mziu.

“Të gjitha glasat që ishte mbuluar qendra e Kamzës është një lloj shenje. Ata besojnë se gjëja e gjallë shitet përpara bashkisë edhe ajo është një shenja. Të gjithë ne bashkë çfarë shenje do lëmë. Në do lejmë një shenjë afirmuse në këtë qyetet. Edhe unë i dëgjova, por ata janë duke u përgatitur se si do shkojmë të shkatërrojmë Tiranën. E kujt ështe Tirana? Është e hasmit? Këto janë gjëja që bëhen me taksat e popullit. Janë gjëja që as komunizmi dhe as fashizmi nuk i cënoi. Ne sot jemi në një situatë delikate, jemi ende një vend tranzicioni. Ndaj në këtë shpi delikate nuk duhet gjuhet me gurë mo vllezër. Nga Kamza mjaftojnë të shikojnë si në Tiranë. Siç thonë çdo punë, trimi i mirë me shokë shumë.  Ku drejton PS, do ketë një derë të hapur’, tha Veliaj.

Më tej kryebashkiaku u ndal edhe tek protesta e sotme e opozitës, duke u shprehur se duhet të rikthehen pasidte në Tiraën për të pastruar qytetin.

Po ashtu veliaj sulmoi edhe kryeopozitarin Lulzm Basha. Veliaj u shpreh se Basha takoi në Gjermani vetëm një prift, ndonëse tha se do të kishte një takim me kancelaren Merkel.  

“Një pjesë e jona duhet të kthehet në Tiranë se si do të pastrohet qyteti.

“Lul Basha tha do shkoj në Gjermani dhe do bëhet nami i zi. Do takoj Merkelin, tha, dhe do vij mbështetja e jashtëzakonshme për këto protesta dhe do rrëzojmë Edi Ramën për herën e 20-të. As Merkelin nuk e takoi, as mbështetje nuk mori. Një shtet serioz si Gjermania deri tani kë ka mbështetur dhe kujt i ka dalë në krah? Edi Ramës apo Lul Bashës? Edi Ramës! Basha shkon një javë para protestës në Gjermani, sillet vërdallë në Berlin e takon një prift, vjen në Tiranë dhe thotë që mora uratën që të shkatërroj Tiranën: kjo është të fyesh inteligjencën, kjo është të tallesh me njerëzit, kjo është të mendosh se njerëzit janë budallenj, hanë bar dhe nuk e kuptojnë që, jo vetëm je askushi, jo vetëm që nuk ke lënë një gjurmë kur ke qenë në pushtet, në Tiranë, por ke lënë vetëm plagë të hapura, duke filluar nga rruga Durrës Kukës, tek 21 janari, tek falja e detit dhe në fakt ka vetëm një parti që jo vetëm nuk fal detin por mban edhe premtimet e aleatëve që kanë ikur në rrugë të gabuar”, tha Veliaj, ndërsa shprehu bindjen se Lulzim Basha nuk do të arrijë të bëhet kurrë kryeministër pasi siç tregoi edhe në krye të Bashkisë së Tiranës nuk bëri asnjë punë.

“Kjo është arsyeja pse Lul Basha nuk do zgjidhet dot kurrë kryeministër, se pyetja e parë që një njeriu do i bëjnë është: Shoku, ti që vjen po aplikon për këtë punë, çfarë ke bërë më parë, që ta dimë? Secili prej nesh që shkon e aplikon për një vend pune I thonë, më përpara me çfarë je marrë, ke bërë ndonjë punë? Në momentin që përgjigja është po, kam  qenë në Tiranë dhe më ngeci Sahati, po kam qenë në Tiranë dhe nuk mblidheshin plehrat, bëheshin mullar, po kam qenë në Tiranë, nuk bëra dot një kënd lojërash, po kam qenë 4 vjet në Tiranë nuk bëra dot një shkollë, një kopsht, një çerdhe, nuk mbolla një pemë, ndaj këta acarohen sa herë në bëjmë një kënd lojërash”, tha Veliaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img