Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
0kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Kamuflohej si punonjës i Ministrisë së Financave, e kaluara kriminale e vrasësit Altin Ndoci. Si arriti të shpëtonte me vetëm 3 vite burg për 6 vepra penale

spot_img

Lajme të ngjashëm

d0f415013ab8b60990a8f0186e19a266

Altin Ndoci, organizatori i 4 vrasjeve në 2 muaj në qytetin e Durrësit, ku në datën 2 mars mbetën të vdekur Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza, ndërsa në 27 prill u ekzekutuan vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Altin Ndoci ka qenë i arrestuar në vitin 2015 për disa vepra penale, por arriti që të dilte nga burgu falë manovrave të drejtësisë.

Në vitin 2015 ai u arrestua nga policia për 6 vepra penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armëve luftarake”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, “Mbajtje pa të drejtë e uniformes”, ” Mosbindja ndaj urdherit te punonjesit te rendit publik”, “Sigurimi i mjeteve per vjedhje”, “Vjedhjes”.

Gjykata e shkallës së parë e Tiranës e dënoi me 13 vite burg, por duke përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 8 vite, por Ndoci e apeloi vendimin në vitin 2017.

Pretendimi i tij ishte se kishte probleme të rënda me shëndetin, ndaj trupa gjykuese me kryesuese Valdete Hoxhën dhe antarë Genti shalën dhe Astrit Haxhialushin vendosi që t’ia ulin dënimin nga 8 vite në 6 dhe me uljen 1/3 të burgimit u la të kryente 4 vite burg.

Ndoci doli nga burgu pas vetëm 3 vitesh, pasi 2 nga vitet e paraburgimit iu llogaritën 3 vite pasi kështu e parashikon ligji.

Nga dosja kanë dalë edhe detaje të reja, ku thuhet se Ndoci kamuflohej si punonjës i ministrisë së Financave duke mbajtur në xhamin e parë të makinës tabelën me mbishkrimin e kësaj ministrie.

Më shumë

spot_img