Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Kampionia europiane e notit iu kthehet kritikëve për foton “artistike”: Ju neveris për komentet seksiste mbi trupin tim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kampionia europiane e notit, Linda Cerruti, ka reaguar e revoltuar, pas publikit të një një fotoje artistike.

Në këtë foto ajo shfaqet duke bërë sparkatën, ndërsa në këmbë ka varur 6 medaljet, 6 të argjendta e 2 bronzi.

Por sipas saj kjo foto është marrë nga disa gazeta dhe është shpërndarë në rrjetet sociale, duke shkaktuar qindra komente seksiste. Pas kësaj, ajo ka reaguar, duke thënë se ndjen neveri për komentet seksiste.

“Fotoja tregon në një pozë artistike, tipike për sportin tim, së bashku me tetë medaljet e fituara në atë që është kampionati më i mirë evropian në karrierën time. Jam pa fjalë, e tronditur dhe e neveritur nga qindra ndoshta mijëra, komente të papërshtatshme, seksiste dhe vulgare që e shoqërojnë.

Pas më shumë se 20 vite stërvitje dhe sakrifica, nuk më duket asgjë më pak se TURP dhe më dhemb shumë zemra kur lexoj këtë turmë njerëzish që bëjnë shaka që seksualizojnë trupin tim.

Në të njëjtën kohë, dua të falënderoj të gjithë njerëzit që janë distancuar nga këto komente, më kanë “mbrojtur” dhe e kanë vlerësuar foton për atë që është: imazhi i një sportisteje noti krenare për atë që ka arritur” ka përfunduar ajo në postimin e saj”, ka shkruar Cerruti.

Më shumë




spot_img








spot_img