Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kamioni përplas drejtuesin e biçikletës në Elbasan, dërgohet me urgjencë në spital, pëson fraktura të rënda në kokë

Shkruar nga Newsbomb

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan.

Nga burimet paraprake, mësohet se një kamion ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i biçikletës. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi ka marrë fraktura të rënda në kokë dhe trup nga përplasja në asfalt.  Ngjarja ndodhi pranë Kryqëzimit të Cërrikut.

Grupi hetimor ka mbërrirtuir në vendngjarje dhe po punonm për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.