Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Kamioni përmbyset në Kalimash-Morinë, shoferi niset me urgjencë te Trauma, bllokohet qarkullimi në autostradë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një kamion i tonazhit të rëndë që transportonte pllaka është aksidentuar dhe për pasojë është përmbysur mbrëmjen e sotme në aksin Kukës-Morinë. Si pasojë, është plagosur shoferi 64 vjeçar, i cili është dërguar në Spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Gjendja e tij shëndetësore ka bërë që mjekët e qytetit verior ta nisin atë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe Policia, për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për larguar kamionin nga rruga.

Si pasojë e aksidentit dhe nga përmbysja e kamionit në mes të rrugës, Policia Rrugore ka bërë devijimin e qarkullimit. Për më shumë se 30 minuta, lëvizja e mjeteve me drejtim Tiranën ëhstë bllokuar, derisa janë bërë ndërhyrjet e nevojshme.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img