Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kamioni del nga rruga dhe bie në liqen, polumbarët në kërkim të shoferit në Kukës

Shkruar nga Newsbomb
Kamioni del nga rruga dhe bie në liqen, polumbarët në kërkim
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak më parë te Ura e Kolshit në Kukës.

Mësohet se një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Sakaq, polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të drejtuesit të kamionit me iniciale ‘F.Ll’, 37-vjeç.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë  Polumbarët e Reneas, si dhe shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll