Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pranë urës së Muratit në Balldre, ku një kamioçinë është përplasur me një makinë tip “Audi”.
Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.