Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Kamëz/ Sherri për fishekzjarret përfundon me dy të plagosur me armë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e plumbave që ata kanë marrë, pasi një sherri banal të ndodhur në qendër të Kamzës.

O.Mullai dhe K.Halili janë identifikuar si personat e plagosur nga kjo ngjarje. Halili, i cili është plagosur në krah, është transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, ndërsa Mullai është dërguar në një spital privat. Gjendja e tyre shëndetësore për momentin paraqitet e rëndë.

Ndërkohë, policia ka identifikuar edhe dy të dyshuarit si autorë të plagosjes. Bëhet fjalë për shtetasit Alfred Ruçi dhe Amarildo Dushku, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tyre.

Dyshohet se shkak për lindjen e këtij sherri janë bërë disa fishekzjarr në një lokal, pranë të cilit ka ndodhur ngjarja. Gjithsesi, policia po heton për të zbuluar plotësisht shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Më shumë


spot_img









spot_img