Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Kamera kap vajzën duke dhënë para te “Shefqet Ndroqi”, qytetari: Ç’do infermieri nga 50 mijë lekë në ditë, bleva respiratorin 1,500 euro (VIDEO)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7a859c1559004d5b749f3b0492b56c0e

Situata te spitali “Shefqet Nroqi” ku ndodhen të shtruar rreth 200 pacientë me koronavirus, paraqitet tepër e rëndë.

Për gazetarët e shumtë që ndodhen në ambientet e jashtme, familjarët e pacientëve kanë “lumë” ankesash. Së fundmi, një qytetar denoncon korrupsinin me infermierët, ai thotë për kamerën e “TemaTv” se i paguan ata nga 50 mijë lekë të vjetra në ditë, për t’i shërbyer babait të tij.

E në momentin e intervistës, ai sapo ka blerë me paratë e veta edhe një pajisje, për të cilën thotë se ka kushtuar 1,500 euro dhe kryen funksionin e respiratorit.

“Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, bën 1500 euro. Maskën e kam blerë 200 euro”, thotë ai.

E ndërsa kamera filmon, në derën e spitalit dallohet një vajzë e re që nga portofoli nxjerr një kartmonedhë dhe ia jep një personi që ndodhet në pjesën e brendshme.

Ashtu siç aludon kronika në fjalë “fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve”.

Ndiqni pamjet: 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img