Spiro Iljadhi, pronari i lokalit të njohur të natës "Club Orange" në Sarandë, është shpallur në kërkim nga Policia për ngjarjen tragjike të ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Kavoja e ashensorit është këputur dhe i ka marrë jetë një kamarieri 17 vjeçar.
Adoleshenti Antonio Delilaj kishte shkuar të merrte disa koli me ujë, kur kavoja është këputur dhe ashensori e ka zënë sipër.
Deri tani në pranga ka rënë vetëm tekniku i ashensorit, shtetasi Lulzim Allkushi, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i "Club Orange", Spiro Iljadhi. Ky shtetas nuk është gjetur në ambientet e lokalit kur grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes.
Lexo edhe: Horror te “Club Orange” në Sarandë: Këputet kavoja e ashensorit dhe vdes kamarieri 17 vjeçar!
Spiro Iljadhi, pronari i "Club Orange"
Spiro Iljadhi dhe familjarë të tij drejtojnë disa biznese në qytetin e Sarandës dhe të paktën 37 vjeçari nuk është një emër i panjohur për uniformat blu. AI ka qenë shpesh i shoqëruar dhe arrestuar për ngjarje në qytetin bregdetar, ndërsa dy vite më parë i shpëtoi mrekullisht vdekjes.
Disa të rinj nga Tepelena ishin duke konsumuar pije e duke kërcyer në lokalin e tij "Club Orange" dhe debatuan me rojen e sigurisë, derisa u nxorrën në rrugë. Në debat dyshohet se është përfshirë atë kohë dhe Spiro Iljadhi.
Lexo edhe: FOTO: Ky është kamarieri 17 vjeçar që vdiq te “Orange” në Sarandë
Redjan Hadëri dhe dy shokët e tij, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi u kthyen disa momente më pas në lokal dhe nga shkallët përballë hyrjes kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke shkrehur rreth një karikator.
Kamarieri 17 vjeçar, Antonio Delilaj
Ballina e lokalit u mbush me plumba dhe pronari Spiro Iljadhi hapi zjarr me pistoletën që mbante me vete.
Për pasojë, pronari i "Club Orange" mbeti i plagosur bashkë me një turist. Të dy u dërguan në spital dhe shpëtuan. Iljadhi kishte disa plumba në bark dhe u dërgua më vonë me helikopter në Spitalin e Traumës.
// Newsbomb.al