Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kamarieri 17 vjeçar vdiq te "Orange", pronari Spiro Iljadhi arrestohet në doganën e Qafë Botës

Shkruar nga Newsbomb
Kamarieri 17 vjeçar vdiq te "Orange", pronari Spiro Iljadhi

Spiro Iljadhi, pronari i lokalit "Orange" në Sarandë, është arrestuar Policia Kufitare në Qafë Botë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", sepse në lokalin në pronësi të tij humbi jetën kamarieri 17 vjeçar.

"Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për goditjen e krimeve kufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim S. I., 37 vjeç, banues në Sarandë. 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi më datë 26.08.2023, në lokalin në pronësi të tij, për shkak të këputjes së kavos së ashensorit, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal", njofton Policia.

Lexo edhe: FOTO: Ky është kamarieri 17 vjeçar që vdiq te “Orange” në Sarandë

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Një muaj më parë në "Orange" në Sarandë vdiq kamarieri Antonio Delilaj. Ky i fundit edhe pse 17 vjeç, ishte punësuar në lokalin e Iljadhit për të siguruar të ardhura. Kavoja e ashensorit u këput dhe e zuri Antonion nën vete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Lexo edhe: Kamarieri vdiq te “Club Orange”, kush është pronari Spiro Iljadhi? E plagosën dy vite më parë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese