Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Kam vrarë një njeri, kam ardhur të dorëzohem’, dëshmojnë policët që i vunë prangat Fadil Kasemit

Shkruar nga Newsbomb

Dy efektivë të policisë së komisariatit nr 1 në Tiranë ishin dëshmitarë sot në gjyqin ndaj Fadil Kasemit, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij gjyqtaren Fildes Hafizi disa muaj më parë.

"Kam vrarë një njeri, kam ardhur të dorëzohem" mësohet të ketë thënë autori në momentin kur është dorëzuar në komisariat pas krimit.

 Dy efektivët e policisë që dëshmuan sot ishte Nazmi Kosta dhe Dashnor Murataj. Ata kanë pasur kontaktin e parë me Kasemin kur ai mbërriti në polici pas vrasjes ditën e 31 gushtit 2017.

Procesi gjyqësor mbahet në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe Kasemi përballet me akuzën "vrasje", "armëmbajtje pa leje" dhe "rrëmbim dhe mbajtje peng personi".  

Fildese Hafizi u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish bashkeshorti  Fadil Kasemi me të cilin  kishtë më shumë se dy vjet që  ishte divorcuar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese