Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kam video të tuat duke u …”/ 20-vjeçarja denoncon përndjekjen, dosja 5 muaj “në sirtar”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5d7789081282de4d07aff1fe16df044e

Një vajzë 20-vjeçare ka denoncuar në polici dhe prokurori përndjekjen që i është bërë asaj dhe të afërmve.

Në rrjete sociale dhe në “youtube” janë publikuar fotografi me mbishkrime ofenduese dhe kërcënuese për vajzën e re. Madje, në biseda me personat që qëndrojnë pas këtyre faqeve, vajza është kërcënuar dhe shantazhuar.

“Kam video të tuat duke u … Do t’ju degjeneroj” i shkruajnë vajzës prej disa muajsh. Por, megjithëse ngjarja është denoncuar në Policinë e Tiranës në muajin shtator 2020, nuk është bërë asnjë veprim. Dosja ndodhet ende “nën shqyrtim” dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore i ka kthyer një përgjigje të shkurtër; “Prsh, çështja është në prok. S’kam inf. Klm”. Një përgjigje aspak zyrtare dhe etike për një vajzë të re, e cila ndihet e pambrojtur nga shteti dhe ka frikë të lëvizë.

Vajza, e cila nuk dëshiroi të identifikohej tha se këta personat i kanë hapur një faqe në rrjete sociale me të dhënat e saj personale dhe e kërcënojnë. Pohon se muaj më parë ka parë fotografitë e saj në këto rrjete dhe ka kontaktuar. Personat që qëndrojnë pas këtyre faqeve e kanë kërcënuar, pasi në biseda kishin shumë informacion mbi jetën e vajzës. Ata e dinin sa herë shkonte në fshat, kush ishin familjarët e saj. Thotë se në bisedë këta persona i kanë përmendur edhe vëllain e vogël.

Ajo ka dyshime se personat që ia kanë hapur faqen mund të jenë nga zona e saj, në Lushnje. Për këto kërcënime është detyruar që të marrë nënën dhe vëllain në Tiranë, pasi për muaj me radhë ka vuajtur psikologjikisht. Thotë se në fillim është ndjerë shumë keq, pasi personat kanë vijuar që ta përndjekin.

Krahas fotove në rrjetet sociale, personat kanë postuar edhe në “youtube” video me foto dhe mbishkrime ofenduese për vajzën. Këto raste i ka denoncuar edhe në Policinë e Tiranës. Ka dëshmuar fillimisht dhe pas disa javësh është thirrur sërish për shpjegime pasi “denoncimi i parë kishte humbur”.

Por, edhe pas dëshmisë së dytë sërish asnjë informacion nga policia dhe prokuroria. Ka kontaktuar me OPGJ dhe ky i fundit i ka dërguar një sms të shkurtër “Çështja është në prok. Skam inf. Klm”. Kërkon që çështja të hetohet pasi ka frikë për veten, duke qenë se është 20 vjeçe, dhe familjarët e saj./Fiks Fare

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img