Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

‘Kam vëllain sëmurë’…Njihuni me Ed Lelin, njeriun e Medias në Vlorë e biznesmen i suksesshëm, tani nën kujdesin e mjekëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Eduard Leli, biznesmen, pronar i një prej televizioneve më të rëndësishme në Vlorë, është duke vuajtur një sëmundje të rëndë.

Vetëm ditën e sotme u mësua për gjendjen e tij shëndetësore, pas pohimit të kryetarit të bashkisë së Vlorës Dritan Leli se nuk e kishte mendjen te shpërthimi i makinës pasi ishte impenjuar me të vëllain e sëmurë, raporton newsbomb.al.

Eduard Leli, është president i televizionit lokal One TV, dikur ish tv-Amantia. I njohur dhe i respektuar në komunitetin vlonjat, Ed Leli me miqësinë, shoqërinë, diturinë e tij i ka dhënë jo pak komunitetit të Vlorës, e në veçanti një ndihmë të madhe edhe gazetarëve të qytetit. Gjithmone optimist, i qeshur, rrallëhere i merzitur, dhe i kudogjendur për ata që kanë nevojë, ky është në fakt Eduard Leli.

Eduard Leli aktualisht gjendet nën kontrollin e rreptë të mjekëve dhe nën kura intensive. Pranë tij janë familjarët, miqtë, shokët, jo vetëm nga Vlora por nga gjithë Shqipëria. Të gjithë duke shpresuar…/Newsbomb.al/

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img