Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Kam urdhëruar FNSH të jetë në gatishmëri”, Çuçi në Vlorë: Situata nga rreshjet e stabilizuar

Shkruar nga Newsbomb
“Kam urdhëruar FNSH të jetë në gatishmëri”,
Ministri Bledi Çuçi te ura e Mifolit në Vlorë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka inspektuar ditën e sotme zonën e Vlorës, një nga më të rrezikuarat prej përmbytjeve, të shkaktuara nga rrjeshjet e shumta të shiut.

Ministri Çuçi inspektoi nivelin e lumit Vjosa në Urën e Mifolit, ku për fat të mirë ka rezultuar se gjatë orëve të fundit, niveli ka rënë me rreth dy metra nën vijën e kuqe.

Çuçi tha se ka urdhëruar që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri për çdo situatë.

“Për fat të mirë sot situata paraqitet e stabilizuar, falë edhe disa ndërhyrjeve që janë bërë në disa pika problematike të rrjedhës së Vjosës. Gatishmëria është e plotë edhe nga Policia e Shtetit njësoj si strukturat e tjera të emergjencave. Kam dhënë urdhër që edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo nevoje të mundshme gjatë këtyre ditëve”, tha ministri Çuçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll