Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

“Kam simptoma të ngjashme me Covid-19”, kryebashkiaku i Gjirokastrës flet për gjendjen shëndetësore: Do vazhdoj punën nga shtëpia

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4543fd75e6e0ea5ab40e9d4805f398ea

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili dyshohet se është prekur nga koronavirusi, flet mbi gjendjen shëndetësore dhe thotë se është izoluar në shtëpi.

Golemi ka shfaqur simptoma të ngjashme me Covid-19 dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare të testit nga ISHP. Ai thotë se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pret të rikuperohet plotësisht për t’iu rikthyer angazhimeve si më parë.

Reagimi i plotë:

Miq,

pas disa simptomave të lehta që më janë shfaqur një ditë më parë, të ngjashme me Covid 19, vendosa të izolohem në banesë, për të mos rrezikuar kolegët në punë dhe persona të tjerë me të cilët do të kisha kontakt. Kam kryer tamponin dhe po pres zyrtarisht nga ISHP-ja përgjigjen. Ndërkohë do të vazhdoj të ndjek punët dhe detyrat në distancë nga shtëpia. Jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe po pres rikuperimin e plotë për t’iu rikthyer sërish angazhimeve si më parë. Ju falënderoj për qindra mesazhe e telefonata që kam marrë fill pas publikimit të nxituar të lajmit në disa media. Duke u kujdesur për veten dhe familjen tuaj do ta mbani larg Covid 19 dhe së bashku do ta fitojmë luftën me armikun e padukshëm.

Ju përshëndes!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img