Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

“Kam respektuar kodet e Gegërisë”, i shkatërruar nga humbja e mbesës gjyshi i Jonadës falenderon shqiptarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përveçse tronditi vendin, vrasja e 7-vjeçares Jonada Avdia në Potam të Himarës nga komisari Arjan Tase, la një dhimbje të madhe pas te familjarët.

Familjarët e Jonadës kanë preferuar të qëndrojnë në heshtje dhe duke lënë drejtësinë të bëjë punën e tyre, për vrasjen e vogëlushes së tyre.

Me pikëllim në shpirt gjyshi i Jonadës, ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështjetjen që i kanë dhënë në këto ditë aspak të lehta.

Ai ka bërë thirrje që ajo që i ndodhi mbesës së tij të mos përsëritet dhe asnjë familje shqiptare të mos të duhet të përballet me një dhimbje të tillë.

“Unë nuk kam dashur të jem njëri prej atyre që e konverton tragjedinë në një shoë mediatik. Kam respektuar kodet e Gegërisë dhe të fisit tim të njohur të fshatit ‘Berishë’.

Përkushtimi i shqiptarëve dhe pjesëmarrja e tyre brenda e jashtë kufijve është ngushëllimi im familjar. Ata dua t’i falenderoj pafundësisht e përjetësisht që jetuan me mua këtë tragjedi familjare duke i dhënë përmasa kombëtare.

Ju jam mirënjohës për këtë dokumentar që po realizoni dhe nëpërmjet tij të lartësojmë Jonadën tonë të shtrenjtë si një përmendore e kohës së përbindëshave të pushtetit dhe që nëpërmjet dokumentarit t’u themi një mesazh shqiptarëve: – Kjo që ndodhi me Jonadën të mos përsëritet kurrë me tek asnjë familje shqiptare. Ne respektojmë kodin e heshtjes”, është shprehur ai.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img