Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

“Kam respekt të madh për Joe Biden”, Berisha për deklaratën e Yuri Kim: Ishte një lojë! Zonja bën pas mendjes së saj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim e cila tha se drejtësia nuk mund të funksionojë me urdhra dhe porosi.

Për Berishën kjo deklaratë e Yuri Kim është një “lojë”, pasi ka qenë vetë ajo e cila ka ndërhyrë në sistemin gjyqësor shqiptar.

Teksa ka theksuar respektin që ka ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden, Berisha tha se Yuri Kim duhet të respektojë sistemin e drejtësisë shqiptare dhe jo të “kamuflohet” duke thënë se ndërhyn në emër të presidentit.

“ Po të mos kishte ndërhyrë para dy javësh në vendimin e gjyaktëses të paprecedentë në historinë e drejtësisë unë mund ta vlerësoja një qëndrim të tillë. Por, kur e di që ndërhyri me të gjithë autoritetin e saj të merrtet një vendim i i cili nuk është marrë kurrë, e qartë si kristali unë domethënë nuk mund të kem ndonjë vlerësim të veantë sepse në rradhë të parë është Zonja që duhet të respektojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe jo sa të reagohet të thotë që ndërhyri në emër të presidentit.

Kam respekt të palëkundur për Presidentit e SHBA, e kam thënë që kur u zgjodh që është një mik i kombit shqiptar. Unë nuk e besoj kurrë, që përfaqësuesit e tij të ndërhyjnë në procese gjyqësore, prandaj besoj që ajo ndërhyrje e bërë ishte një akt kundër pluralizmit në Shqipëri. Nuk kam ndonjë impresion ndaj deklaratës së saj. Unë s’mund ta besoj kurrë që qeveria amerikane, Joe Biden, të jenë për të diktuar vendime antiligjore gjykatësve në Shqipëri. Kjo është e qartë si kristali”, tha Berisha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img