Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

“Kam qenë shumë keq”, Ronela Hajati rrëfen momentet e tmerrshme që po kalon: Të tronditet jeta, e vetmja gjë që i lutem Zotit është…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të përfolura dhe të dashura për shqiptarët dhe jo vetëm. Karakteri i saj moskokëçarrës ka bërë që Ronela të komentohet shpesh herë nga mediat rozë.

Së fundmi,  ajo ka vendosur që të flasë gjërë e gjatë për jetën e saj private. Gjatë një interviste të dhënë Ronela është ndalur në shumë kapituj, një prej tyre kanë qenë edhe episoded e vështira që i është dashur të kalojë.

Ronela ka rrëfyer se viti 2020 ka qenë i “tmerrshëm” edhe sipas saj vijon të jetë ashtu, mirëpo forca që ka brenda vetes ka bërë që të ecë para pa u kuptuar nga ndjekësit se me Ronelën ka diçka që nuk shkon.

 “Unë jam e fortë. Kam kaluar momente që njerëzit nuk i dinë as edhe nuk do i dinë ndonjëherë.Kam qenë aq keq sa kam thënë si do ec jo më si do shfaqem, por përsëri kam dalë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Viti 2020 edhe vazhdimi i 2021, mund të them që 2020 dhe 2015 kanë qenë vite të tmerrshme për mua. Jo vetëm nga fakti i pandemisë, por nga shumë gjëra që ndonjëherë të tronditet jeta dhe ti nuk e pret fare.

Gati e tillë po vazhdon por, të kemi shëndet kjo ka rëndësi. Është e vetmja gjë që unë i lutem zotit, nëse unë kam shëndet i bëj të gjitha. Të gjithë duhet të luten para që të flenë që të kenë shëndet, se nuk ka si jeta. E tillë është jeta, arrin një moment kur thua nuk ke cfarë bën dhe do vazhdosh do e shtysh”, thotë Ronela për një televizion kosovar.

Më shumë

spot_img
spot_img